Kompania e afërt me VV-në që fitoi tenderin për pelet në Podujevë, shpallet fituese edhe në Graçanicë por me çmim shumë më të lirë

Kompania e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, DnA Core L.L.C., ka fituar një tjetër tender për furnzimi me pelet në prag të stinës së Dimrit. Në konsorcium me kompaninë Evergreen Timber, DnA Core fitoi tenderin në Komunën e Graçanicës, mirëpo për dalllim nga Komuna e Podujevës, çmimin për një ton e ka ofertuar për një vlerë prej 140 eurove më pak.

DnA Core L.L.C., një kompani e specializuar për aktivitetet e arkitekturës është shpallur fituese e tenderit nga Komuna e Graçanicës për furnizim me pelet. Paraprakisht e njëjta kompani ishte shpallur fituese edhe në Komunën e Podujevës. Megjithatë, për dallim nga Komuna e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, në Graçanicë, procesi nuk ishte zhvilluar sipas procedurës së negocimit.

Gjithsej në këtë procedurë të prokurimit në Graçanicë kishin ofertuar shtatë kompani, kurse në Podujevë procedura ishte zhvilluar me negocim. Megjithatë, në Graçanicë ende nuk ka kontratë të nënshkruar. Konsorciumi mes Evergreen Timber dhe DnA Core L.L.C. është rekomanduar për kontratë, ndërsa procedura është në ankesa.

Sipas njoftimit mbi vendimin e autoritetit kontraktues, të datës 7 tetor 2026, Komuna e Graçanicës ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve ekonomikë Evergreen Timber SH.P.K. dhe DnA Core L.L.C., me ofertë të përgjithshme prej 72.800 eurosh për furnizim me dru dhe pelet.

Në tabelën e çmimeve furnizimi me 130 tonë pelet është llogaritur me 380 euro për ton me TVSH, përkatësisht 49.400 euro. Pjesa tjetër e ofertës përfshin 450 metra hapësinorë dru, me çmim prej 52 eurosh për njësi dhe vlerë prej 23.400 eurosh.

Konsorciumi Evergreen Timber–DnA Core është rekomanduar për kontratë, ndonëse në listë ka edhe oferta me vlerë të përgjithshme më të ulët.

DnA Core, në pronësi të Aridon Sylejmanit, i cili ishte prezantuar në gusht të vitit 2022 nga Lëvizja Vetëvendosje si kryetar i një pike të kësaj partie në qytetin e Kamenicës, vetëm pak ditë më parë ishte shpallur fituese e tenderit me furnzim me pelet në Komunën e Podujevës.

Në Podujevë, DnA Core kishte ofertuar me një çmim prej 520 eurosh për ton, pra saktësisht 140 euro më shtrenjtë sesa në tenderin për Komunën e Graçanicës.

Marrëveshja mes Komunës së Podujevës dhe kompanisë së drejtuar nga ish-udhëheqësi i një Dege të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Kamenicës ka vlerë indikative prej 312 mijë eurosh dhe sasi të parashikuar prej 600 tonësh.

Për 130 tonë, sa janë paraparë në Graçanicë, diferenca ndërmjet dy çmimeve arrin në 18.200 euro. Nëse çmimi prej 380 eurosh do të zbatohej mbi sasinë indikative prej 600 tonësh të Podujevës, vlera do të ishte 228 mijë euro, apo 84 mijë euro më pak se marrëveshja e negociuar.

Në Graçanicë, DnA Core fitoi tenderin në konsorciumin kompaninë Evergreen Timber SH.P.K.

Kjo kompani ishte tërhequr nga tenderi në Podujevë me arsyetimin se kishte ndryshuar çmimi i peletit.

Sipas Kiks Kosovës, më 12 shtator 2025, Podujeva kishte nënshkruar kontratë kornizë 36-mujore me konsorciumin Evergreen Timber SH.P.K. dhe Marigona AU SH.P.K. Për sasinë indikative prej 1.300 tonësh, çmimi ishte 203 euro për ton me TVSH, ndërsa vlera e përgjithshme indikative 263.900 euro.

Kontrata ishte paraparë të zgjaste deri në shtator të vitit 2028. Por pronari i Evergreen Timber, Blerim Vitija, i kishte deklaruar Kiks Kosovës se ishin tërhequr që në pranverë, për shkak të rritjes së çmimit të peletit pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pas kësaj, Podujeva lidhi marrëveshjen e re me DnA Core, me çmim prej 520 eurosh për ton. Ndërkohë, në Graçanicë, Evergreen Timber dhe DnA Core u paraqitën së bashku me ofertën prej 380 eurosh për ton.

Pra, kompania që ishte tërhequr nga furnizimi në Podujevë dhe kompania që e mori më pas furnizimin në këtë komunë, në Graçanicë janë partnere në një ofertë dukshëm më të lirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit