Kjo është gruaja 49 vjeçe që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua. Siç merr vesh Gazeta ajo është, Valbona Maliqi, 49-vjeçe.

Burimet e Gazetës bëjnë me disa se Maliqi ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf dhe një BMW.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe katër persona, të cilët kanë kërkuar po ashtu trajtim mjekësor.

Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetime për aksidentin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit