Ndërrimi i foshnjave në Spitalin Amerikan 2, inspektorja që shqiptoi vërejtje me shkrim dërgohet në komision disiplinor

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka dërguar në komision disiplinor inspektoren e cila i shqiptoi vetëm vërejtje me shkrim Spitalit Amerikan 2, në të cilin ishte raportuar se një nëne i ishte ndërruar foshnja e porsalindur në mars të vitit 2026.

Ministria ka thënë se ka evidentuar mangësi në veprimet e zyrtarëve të Inspektoratit Shëndetësor në rastin kur i është shqiptuar vërejtja Spitalit Amerikan 2.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një deklarim për media tha se nuk do të tolerojnë lëshime në këtë rast por dhe raste të tjera.

Vitia deklaroi se inspektorët shëndetësorë duhet të marrin masa adekuate në rastin e identifikimit të shkeljeve nga spitalet.

“Me sa di dje ka pasur një takim të kryeinspektorit dhe janë proceduar për komision disiplinor për ata që dyshohet se kanë bërë shkelje. Nuk do të tolerohet asnjë lëshim nga asnjë institucion. Inkurajoj qytetarët që përveç që e lajmërojnë një rast në Inspektoratin Shëndetësor, t’i drejtohen edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe i siguroj që do të merren masa. Patjetër që inspektorët shëndetësorë e kanë detyrë të punës që t’i monitorojnë ato private dhe ato publike por a mund të monitorohen të gjitha, kjo është e pamundur por është e rëndësishme që kur të identifikohen shkelje të merren masa adekuate”- tha Vitia para mediave.

Inspektorati Shëndetësor ka inspektuar rastin e ndërrimit të foshnjave, të ndodhur më 18.03.2026 në Spitalin Amerikan 2, i cili ka evidentuar mangësi në procedurat e identifikimit dhe verifikimit të foshnjës gjatë dorëzimit te nëna, për këtë kishte dhënë vetëm vërejtje me shkrim ndaj Spitalit Amerikan 2.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit