spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Stavileci: PDK-ja konfirmohet forca e dytë më e madhe, rezultat i madh për ne

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka deklaruar se partia e tij ka arritur rezultat të madh në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se PDK-ja është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend.

“PDK-ja ka arritur një rezultat të madh, PDK-ja është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite”, ka thënë Stavileci në një konferencë për media.

“Ky është sukses i pamohueshëm për ne dhe mesazh për të ardhmen e vendit tonë. Rezultati tregon se ata tregojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër, votuesit treguan se Kosova mundet ma mirë”, ka thënë ai.

Stavileci ka deklaruar se kryetari PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza do të dalin me një njoftim tjetër për hapat e ardhshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit