spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Lahi Brahimaj: Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka takuar banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe të Bashkësisë Lokale Bishtazhin.

Brahimaj tha se u bë dëshmitar i vendosmërisë se tyre për ndryshim.

Ai premtoi se do ta transformojnë vendin nëse fitojnë zgjedhjet.

“Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen”, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit