Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka vizituar sot qytetin historik të Prizrenit, ku është pritur me ngrohtësi nga qytetarët dhe mbështetësit e tij.
“E kalova ditën në Prizrenin e bukur, ku takova shumë mbështetës. I falënderova për mikpritjen dhe mesazhet pozitive, që po na mbushin energji çdo ditë!” – shkroi Rama, duke reflektuar mbi atmosferën e ngrohtë dhe entuziazmin e qytetarëve.
Ai theksoi se kjo energji dhe përkrahje është motivimi kryesor për të vazhduar angazhimin drejt fitores së PDK-së më 9 shkurt.








