spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës në kërkim të dy personave nga Shqipëria për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informacioneve të cilat do të dërgonin në identifikimin e venddodhjes së dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dy të dyshuarit janë identifikuar si Ismail Dishuka dhe Emanuel Shkodra, të dy shtetas të Shqipërisë.

Vlen të përmendet se për të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë në identifikim e tyre me 25 shtator të 2024.

Të dyshuarit kërkohen pasi që kanë kryer disa vjedhje në kryeqytet.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar që janë identifikuar:

– ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe

– EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në komunikatën e Polciisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit