Ish-deputeti njëherësh njëri nga financuesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka folur publikisht rreth periudhës së kaluar në këtë subjekt politik.
Krasniqi dha detaje nga koha që ishte anëtar i VV-së.
Ai foli edhe rreth Dejona Mihailit, e cila i kontrollon zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti, anise nuk ka ndonjë rol në institucione.
“Është tragjike kur Kosova udhëhiqet prej Dejona Mihailit. Mendoj se Agjencia e Kosovës e di saktësisht, ama saktësisht për kënd punon Dejona Mihaili. Dejona Mihaili për Kosovën nuk punon. Agjencia Kosovare e Inteligjencës e ka kompetencës me tregu, unë nuk e kam”, u shpreh Krasniqi.








