spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Hajnat futen në banesën e familjes Mulaj në Prishtinë, vjedhin kasafortën me armë e municion

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar së fundmi familja Mulaj në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda banesës së tyre dhe kanë vjedhur një kasafortë.

Sinjali mëson se një familjar i pronarit të banesës e ka denoncuar rastin në Polici, pasi pronari nuk ndodhet në Kosovë dhe bazuar në dëshminë e tij, në kasafortë ka qenë një armë dhe municion.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit