spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Kishin mbushur stacionet e autobusëve në Prishtinë me posterë të Abdixhikut e kandidatëve, LDK gjobitet me 12 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj subjekteve politike të cilët kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, gjatë fushatës zgjedhore.

PZAP së fundmi ka dënuar me 12 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo gjobë iu shqiptua për shkak të vendosjes së posterave të liderit të LDK-së dhe disa kandidatëve në hapësirat publike, siç janë stacionet e destinuara për pritje të autobusëve.

Këtë vendim PZAP e mori më 1 shkurt pas dorëzimit të 11 ankesave nga Lëvizja Vetëvendosje më 21 janar 2025.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se në ankesën Anr.85/2025 aktivistë të LVV-së në Prishtinë kanë identifikuar poster të vendosur në rrugën “C” nga kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për deputetë Izet Sadiku dhe Fiknete Betja nga radhët e subjektit politik LDK, duke shfrytëzuar jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, hapësirat publike, konkretisht të njëjtit shfrytëzojnë hapësirat në stacionet  e destinuara për pritje të autobusëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit