Haradinaj zhvillon takime në Pentagon, diskutohet partneriteti strategjik ShBA-Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pentagon – Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është pritur nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropën Jugore dhe Qendrore, si dhe Zëvendësdrejtori Patrick M. Antonietti, së bashku me ekipin e tyre.

Gjatë takimit, Haradinaj ka shkruar se, bisedimet u përqendruan në partneritetin strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës, si dhe proceset kyçe që presin Kosovën, përfshirë anëtarësimin e saj në NATO përmes Planit Aksional.

“Sot jam pritur në Pentagon – Departamentin e Mbrojtjes nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropen Jugore dhe Qendrore, Zëvendësdrejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre! Diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes SHBA dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës përmes Planit Aksional.

Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, ka shkruar kandidatit i AAK-së për kryeministër në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit