Daniel Serwer: Marrëdhëniet mes popullit amerikan dhe Kosovës janë shumë të mira, por qeveria e SHBA-së ka ndryshuar

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka deklaruar se marrëdhëniet mes popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës mbeten jashtëzakonisht të mira, por ka theksuar se administrata aktuale amerikane është ndryshe nga ato të së kaluarës.

Serwer tha se nuk dëshiron të komentojë në detaje raportet mes qeverive, por vlerësoi se ndryshimet në administratën amerikane dhe rrethanat ndërkombëtare kanë sjellë një qasje të re.

“Besoj që marrëdhëniet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë jashtëzakonisht të mira dhe sinqerisht nuk komentoj shumë për marrëdhëniet mes qeverive. Mirëpo, një gjë që duhet ta kuptoni është se qeveria e SHBA-së sot nuk është e njëjta si qeveritë që i keni parë në të kaluarën. Nuk është e ngjashme me administratat që ndërhynë në vitin 1999, ndërsa edhe rrethanat janë ndryshe”, tha Serwer.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit