As festa e SHBA-ve se bën bashkë LDK-në, publikohen fotografi të ndarë në dy grupe

Tek Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po festohet 250 vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve.

Në këtë festë po marrin pjesë akterë politikë të Kosovës nga Qeveria në detyrë si dhe partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e personalitete të tjera.

Kriza mes LDK-së, është vërejtur edhe në këtë festë, të cilët janë të ndarë në dy grupe.

Në një foto që ka publikuar deputeti i zgjedhur i LDK-së për legjislaturën e 11-të, Paris Guri shihen grupi përkrahës i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit.

Në atë foto, shihen Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij, Vjosa Osmani, Ukë Rugova dhe bashkëshortja e tij Blerta Rugova, Ilir Ferati, Visar Azemi, Sibel Halimi dhe Paris Guri.

Në fotografinë tjetër, janë parë Përparim Rama, Imri Ahmeti, Avdullah Hoti, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami e të tjerë.

Në LDK ditëve të fundit janë parë krisje të mëdha dhe debate serioze.

Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, dega e LDK-së në Pejë e Lipjan kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë. Përveç tyre këtë e ka kërkuar edhe Hykmete Bajrami dhe disa të tjerë, por kjo nuk u bë.

Në mbledhjen e Kolegjiumit të degëve të LDK-së është mbajtur dje, është vendosur që të mos largohet Abdixhiku nga pozita e kryetarit, por që në atë mbledhje nuk kanë marrë pjesë kryetarët e degëve të lartpërmendura. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit