spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, derisa po merrte trajtim mjekësor pasi ishte prekur nga gripi sezonal.

Sipas informacioneve 36-vjeçari ka qenë i shtrirë në QKMF-në e Podujevës duke marrë infuzion për shkak të gripit sezonal, ku papritur i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për pasojë është ndarë nga jeta.

Në lidhje me këtë rast është informuar Policia e Kosovës, ndërkaq mësohet se familjarët e viktimës kanë deklaruar në Polici se 36-vjeçari nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përpos gripit.

Vdekjen e 36-vjeçarit e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajve të tjera, ndërsa me urdher të prokurorit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit