spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Janë lëshuar maskat…” – udhëtarët e linjës Prishtinë-Halmstad përjetojnë tmerrin

Udhëtarët e linjës Prishtinë – Halmstad kanë përjetuar situatë mjaft të vështirë gjatë fluturimit.

Një nga udhëtarët e kësaj linje ka shpjeguar tmerrin që përjetuan gjatë fluturimit, ku tha se pas 20 minutash nisje, aeroplani është përballur me turbulenca të mëdha.

“Ka fluturuar për rreth 20 minuta dhe më pas na është vështirësuar frymëmarrja. Ka pasur turbulenca, rënie poshtë pa kontroll dhe na janë lëshuar maskat”.

“Unë personalisht nuk jam mirë nga frymëmarrja, të gjithë udhëtarët kanë pasur panik”, tha ky lexues.

Ai më pas bëri të ditur se pas këtyre problemeve gjatë fluturimit, aeroplani i linjës Prishtinë – Halmstad është detyruar që të kthehet në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit