Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, i cili garon me numrin 7, sot zhvilloi një takim me qytetarët e Vushtrrisë.
Gjatë këtij takimi, njëri nga qytetarët shprehu bindjen se Rama, ashtu si ka qenë i suksesshëm në Ushtrinë e Kosovës, do të dëshmohet po aq i suksesshëm edhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, Rrahman Rama e cilësoi këtë takim si të mrekullueshëm dhe falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen, fjalët e mira dhe kohën e tyre.








