Lahi Brahimaj: Oda shqiptare, simbol i vlerave të kombit tonë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka vlerësuar odën shqiptare si vendin ku ruhen dhe trashëgohen vlerat më të çmuara të kombit tonë: besa, nderi dhe mikpritja bujare.

Në një takim të mbajtur mbrëmë në Hereq të Gjakovës, në odën e familjes fisnike Alijaj, Brahimaj ishte i pranishëm së bashku me Sheh Xhemajli Shehun, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe shumë miq të tjerë.

“Zoti e bekoftë këtë vatër që ruan gjallë traditën tonë,” u shpreh Brahimaj.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për mikpritjen e Xhavit Alijës dhe familjes së tij, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së odave shqiptare si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore.

AAK vijon të promovojë vlerat tradicionale shqiptare si bazë për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit