Aksidenti fatal në Vardar, kjo është gjendja shëndetësore e fëmijës që shpëtoi mrekullisht

Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë në Maqedoninë e Veriut, Llazo Jovçeski, ka folur rreth gjendjes së fëmijës që shpëtoi në aksidentin tragjik në Vardar.

Ai ka thënë se fëmija i moshës rreth 5-vjeçare është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak të mënyrës së aksidentit, Jovçeski ka deklaruar fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull.

Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit