Xhevahire Izmaku reagon pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Vushtrri

Kandidatja për deputetet nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shtatë orë në Vushtrri.

Izmaku në reagimin e saj, thotë se qytetarët e Vushtrrisë po përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike që nga mëngjesi i sotëm, e kjo ka krijuar një gjendje të rënduar për familjet dhe bizneset.

“Në këtë periudhë të dimrit, kur ka familje që varen nga energjia elektrike për ngrohje, përgatitjen e ushqimit dhe për nevojat bazike, kjo mungesë është një barrë e rëndë dhe e padrejtë për qytetarët”, shkruan ndër tjer Izmaku.

Ajo ka ftuar institucionet përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë dhe të sigurojnë furnizimin me energji elektrike, duke kërkuar nga operatori energjetik që të shpjegojë arsyet e kësaj ndërprerjeje të gjatë dhe të prezantojë një plan konkret për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen.

Reagimi i plotë:

Reagim për ndërprerjen 7-orëshe të energjisë elektrike në Vushtrri!

Është e papranueshme që qytetarët e Vushtrrisë po përballen me një ndërprerje të energjisë elektrike që ka zgjatur tashmë për më shumë se 7 orë.

Pothuajse gjysma e qytetit tonë, që nga mëngjesi, është lënë pa energji elektrike, duke krijuar një gjendje të rënduar për familjet dhe bizneset.

Në këtë periudhë të dimrit, kur ka familje që varen nga energjia elektrike për ngrohje, përgatitjen e ushqimit dhe për nevojat bazike, kjo mungesë është një barrë e rëndë dhe e padrejtë për qytetarët.

Situata të tilla janë të papranueshme në një vend që aspiron të ofrojë standarde më të larta jetese për qytetarët e vet.

Ftoj institucionet përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë dhe të sigurojnë furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu, kërkoj nga operatori energjetik që të shpjegojë arsyet e kësaj ndërprerjeje të gjatë dhe të prezantojë një plan konkret për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit