Lushtaku: Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura!

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku ka thënë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale.

Duke ironizuar me sondazhet e publikuara së fundi, ai ka publikuar disa fotografi nga takimet e partisë së tij me qytetarët, duke thënë se këto janë sondazhet e vërteta.

“Ju prezantoj sondazhet e vërteta! Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale.

Shihemi me 9 shkurt ”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit