Haradinaj me Ali Ahmetin: Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve për përdorimin e gjuhës shqipe në RMV

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se kontributi I Ali Ahmetit për shqiptarët në Ballkan ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ai në Facebook gjatë një bisede me Ahmetin, tha se potencoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jetë prioritet.

Postimi i plotë:

Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona.

Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie.

Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit