Shtyhet seanca ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e gruas në Pejë

Gjykata Themelore ne Pejë e ka shtyer për një datë tjetër seancën e paraparë për të martën ndaj Edmond Lajçit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes Xhylieta Ukella në banesën e tyre më 16 prillit në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi-Bytyqi nëpërmjet një postimi në Facebook, ku po ashtu ka thënë se gjykimi do të shtyhet për shkak se mungon mbrojtësja e te akuzuarit E.L

“Gjykata Themelore ne Peje sapo me njoftuan se gjykimi i palinifikuar neser ne rastin e vrasjes se Gjylieta Ukella shtyhet per nje date tjeter per arsye se mungon mbrojtesja e te akuzuarit E.L”, ka shkruar ajo.

Seanca ndaj Edmond Lajçit ishte caktuar të mbahet më 17 dhjetor.

Lajçi akuzohet se me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U,

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit