“Mfal babë”/ Djali i veprimtarit të shquar pretendon se babai i tij u largua nga lista e VV-së për deputetë

Ish-aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albert Shabani po pretendon se kjo parti ia ka hequr nga lista e kandidatëve për deputetë babanë e tij.

Babai i tij, Fadil Shabani njihet si pjesëmarrës në “faljen e gjaqeve” bashkë me Anton Qetën. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me vite ka shërbyer edhe si mësues.

Djali i tij, Alberti pretendon se largimi i tij nga lista për deputetë e VV’së është bërë ‘padrejtësisht’.

Ai ka thënë se partia ka vendosur dike në vend të tij që nuk ka vlerë sa emri i babait të tij.

“Mfal babë. Në fund e hoqën emrin tënd, për dikë që nuk ka as 1% të vlerave krahas teje. Nuk ja vlenë më asnjë hap tutje. Fund” ka shkruar Alberti në një video në TikTok.

Edhe pse ishte përkrahës i madh i VV dhe adhurues i Albin Kurtit, Shabani është distancuar nga kjo parti pasi lanë  jashtë nga lista për deputet, babanë e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit