Mbrëmë janë prezantuar listat e kandidatëve për deputëtë, derisa në studion e “Pressing” u fol për emrat meritor që duhet ta përfaqësojnë qytetarin e Kosovës në Kuvend.
Nga emrat që mori më së shumti lavde ishte Lahi Brahimaj, për të cilin u tha se duhet patjetër të jetë pjesë e kësaj legjislature parlamentare.
Gazetari dhe analisti, Berat Buzhala nuk e vë në kontestim prezencën e Brahimajt në Kuvend.
“Lahi Brahimaj zgjedhet i pari në listën e AAK-së për deputet”, tha Buzhala.
Ndërkaq, fjalë lavdi për të pati edhe moderatori, Leonard Kërquki i cili tha se ai është ushtari i parë i UÇK-së në luftën e fundit.
Lahi Brahimaj garon me numrin 90.









