“Kokëfortësia e tij po rrezikon Shqipërinë”, Ngjela sulmon Ramën, paralajmëron edhe për…

Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, ka reaguar lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nga posti i kryetarit të Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në një shkrim publik, Ngjela vlerëson se pakënaqësitë dhe protestat e qytetarëve janë të drejtuara kundër Ramës dhe jo kundër Partisë Socialiste. Sipas tij, kryeministri nuk po arrin të kuptojë situatën politike dhe reagimin e opinionit publik, duke vazhduar të qëndrojë në krye të partisë pavarësisht kritikave.

Ngjela shprehet se qëndrimi i Ramës po i shkakton dëm jo vetëm Partisë Socialiste, por edhe Shqipërisë, pasi, sipas tij, tensionet shoqërore mund të përshkallëzohen nëse kërkesat dhe pakënaqësitë e protestuesve vazhdojnë të injorohen.

“Protestuesit janë kundër Edi Ramës, por jo kundër Partisë Socialiste”, thekson Ngjela, duke argumentuar se largimi i Ramës nga drejtimi i partisë do të ishte një hap që do të ndihmonte në uljen e tensioneve politike.


Ai paralajmëron se nëse situata vazhdon të acarohet dhe protestat zgjerohen, revolta qytetare mund të mos drejtohet më vetëm ndaj Ramës, por edhe ndaj Partisë Socialiste, gjë që sipas tij do të sillte pasoja më të mëdha politike dhe shoqërore në vend.

Shkrimi i plotë:

Edi Rama nuk e kupton dot se kush është ai dhe cila është Partia Socialiste.

Opinioni publik është ́hedhur në protestë kundër Edi Ramës. Por ai po bën sikur nuk po kupton.

Dhe po e dëmton shumë Partinë Socialiste.

Prandaj duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialist.

Dhe kjo po tregon se Rama është patologjik dhe jo politikan.

Protestuesit janë kundër Edi Ramës.

Por jo kundër Partisë Socialiste.

Prandaj Rama duhet të japë dorëheqjen, ngaqë kokfortësia e tij për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste, dëmton edhe PS, por edhe Shqipërinë, sepse revolta paqësore e protestuesëve mund ta agravoje gjendjen shoqërore në Shqipëri.

Kurse deri tani protestuesit janë hedhur vetëm kundër Edi Ramës, prandaj…

Po të vijojë me acerim, kjo protestë, e shumuar në numur, protestuesit do të ngrihen edhe kundër Partisë Socialiste.

Atëherë???

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit