spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Trondit Xhensila: Babai im e ka therë nënën time me shtatë thika para syve të mi, ajo e ka humbur dorën

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për herë të parë ka rrëfyer detaje të dhimbshme nga jeta dhe fëmijërisa e saj.

Ajo ka treguar se prindërit e saj ishin divorcuar kur ishte 6 vjeçare, por që ishte një proces jo i lehtë.

Xhensila bëri të ditur se babai i saj nuk kishte pranuar divorcin nga nëna e saj dhe për këtë arsye e kishe therë me 7 thika, ku ajo edhe humbi njërën dorë.

“Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë.

Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret.

Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, ka thënë Xhensila.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit