Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit pesë të arrestuarve nën dyshimin për krime lufte lidhur me rastin e njohur si “Masakra e Reçakut”.
Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke vendosur paraburgim prej një muaji për secilin nga të pandehurit.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik i arratisjes, duke marrë parasysh se të pandehurit janë shtetas të Serbisë, si dhe mundësia e ndikimit në prova dhe dëshmitarë.
Ndryshe, pesë të arrestuarit, të gjithë ish-pjesëtarë të Policisë së Serbisë gjatë vitit 1999, janë të dyshuar në kuadër të hetimeve për rastin “Reçaku II”.
Sinjali sjell ekskluzivisht se bëhet fjalë për:
Novica Pečinoviq (58 vjeç),
Stanoje Janiçeviq (59 vjeç),
Borko Paljiq (57 vjeç),
Sladjan Milisavljeviq (58 vjeç),
Stanko Saviq (60 vjeç).










