Është pothuajse e sigurt që Partia Demokratike e Kosovës do të bie në 22 mandate.
Duke u bazuar në ecurinë aktuale të numërimit dhe trendin e votave me postë, pas përfundimit të numërimit përfundimtar, PDK do të bie nga 23 mandate – sa numëron aktualisht – në 22 mandate.
Trendi i votave me postë e rrezikon aktualisht ulësen e deputetit Bekim Haxhiu.
Haxhiu renditet i 20-ti kandidat më i votuar në listën e PDK-së, por tri vendet prapa tij janë të rezervuara për deputetet e ardhshme gra nga kjo listë.
Mandati i 23-të i PDK-së pritet t’i kalojë Lëvizjes Vetëvendosje pas përfundimit të numërimit.
Nga vitit 2011 deri në vitin 2025, Bekim Haxhiu ka shërbyer si deputet në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës.











