Brahimaj: Konjufca dy muaj para zgjedhjeve bëhet patriot, nuk bëri zë kur pas Banjskës qeveria ia dha Listë Serbe 500 mijë euro

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka komentuar veprimin e fundit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili në seancën e sotme i kërkoi Listës Serbe largimin nga salla e kuvendit.

Sipas Brahimajt, fjalimi i Konjufcës do të ishte i bukur nëse do të ishte i vërtetë, duke shtuar se kryeparlmentari po tenton të tregohet patriot.

“Pas 4 vitesh qeverisje, dy muaj para zgjedhjeve Konjufca zgjedh të bëhet patriot dhe të ju ndaloj deputetëve të Listës Serbe që të nënshkruhen. Kjo bukur do të ishte sikur të ishte e sinqertë. Pas ngjarjes në Banjsko, qeveria e Kosovës i’a ka falë 500.000K menjehere Listes serbe e Konjufces bash zani sju ka ni Edhe pse ne liste te zeze te SHBA dhe i ndjekur nga drejtesia e Kosoves Millan Radojcic ka komunikuar dhe ka bere marreveshje me Mimoza Kusarin shefen e GP te VV e prap Konjufces zani sju ka ni Dy muaj para zgjedhjeve Konjufca po na tregon qe eshte patriot me filma. Bajagi patriot je Glauk”, thuhet në postimin e Brahimajt në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit