Aksident tragjik në Viti, një këmbësor vdes

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Viti, pasi është goditur nga një automjet.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën. Në aksident janë përfshirë një automjet, të cilin e drejtonte një burrë, dhe një këmbësor, gjithashtu mashkull.


Pavarësisht ndërhyrjes, këmbësori ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit