Molliqaj: Kurti akuzoi Serbinë, mediat e opozitën, ende pa u bë 4 ditë nga sulmi shihet në të njëjtën fotografi me Vuçiqin

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri Albin Kurti në natën e sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok thirri konferencë për media ku Serbia, mediat e opozita ishin shënjestra e breshërisë.

Molliqaj thotë se pa kaluar as katër ditë, Kurti është në kuadrin e njëjtë fotografik me atë Vuçiqin që, sipas tij, ka kapacitetin dhe vullnetin për ta dëmtuar mirëqenien e qytetarëve në Kosovë dhe këtë e bëri.

“Natën e sulmit, thirri konferencë në 23:30. Serbia, mediat, opozita ishin shënjestra e breshërisë. Kështu flamuri u ngrit në të kuqen e rrezikut”.

“Por si u bë që pa kaluar as katër ditë, pa ndryshuar asgjë nga çka u tha, kryeministri i Kosovës është në kuadrin e njëjtë fotografik me atë Vuçiqin që, sipas tij, ka kapacitetin dhe vullnetin për ta dëmtuar mirëqenien e qytetarëve në Kosovë dhe këtë e bëri. E cilësoi si metodë të re, e ku hyri, e ku doli.Se sa ka të vërtetë një ngjarje dëshmohet me atë se si vazhdon. Kjo ndodhia e fundit u bë hi për tri ditë. E gjitha u konsumua si material zgjedhor”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i tij i plotë:

Natën e sulmit, thirri konferencë në 23:30. Serbia, mediat, opozita ishin shënjestra e breshërisë. Kështu flamuri u ngrit në të kuqen e rrezikut.

Por si u bë që pa kaluar as katër ditë, pa ndryshuar asgjë nga çka u tha, kryeministri i Kosovës është në kuadrin e njëjtë fotografik me atë Vuçiqin që, sipas tij, ka kapacitetin dhe vullnetin për ta dëmtuar mirëqenien e qytetarëve në Kosovë dhe këtë e bëri. E cilësoi si metodë të re, e ku hyri, e ku doli.

Se sa ka të vërtetë një ngjarje dëshmohet me atë se si vazhdon. Kjo ndodhia e fundit u bë hi për tri ditë. E gjitha u konsumua si material zgjedhor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit