Gashi nga Washingtoni: Rrezikshmëria në veri, tendencë e Rusisë për destabilizim në Evropë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i cili po mbahet në Washington.

Drejtpërdrejt nga Washingtoni, Gashi ka bërë të ditur se kanë disktuar për sigurinë nacionale, shërbimet e inteligjencës,  luftën kundër terrorizmit si dhe ndikimin kinez.

“Problemet kryesore që u diskutuan sot në ditën e parë kanë të bëjnë me sigurinë globale dhe ndikimi kinez”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka bërë me dije se ka pasur edhe takime me presidentë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Patëm takime sporadike me vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Takova presidentin e parlamentit Filipinas. Patëm një diskutim interesant”, ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se delegacioni kosovar në Washington është duke i paraqitur problemet me të cilat po përballet Kosova në vazhdimësi.

“Folëm edhe për rastin e Kosovës ku janë problemet e fundit që po shfaqen në vazhdimësi ku është edhe tendencë e Rusisë për ta destabilizuar këtë pjesë të Evropës. Si delegacion po mundohemi që problemet që i ka Kosova t’i shfaqim”, ka thënë ai. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit