Flet djali i Jakup Krasniqit: Në Hagë e mora ”aminin” për t’u bashkuar me PDK-në

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit, ka folur pas aderimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi, ka thënë se ka qenë vizita në Hagë, ajo që ka bërë që ai të i bashkohet PDK-së duke e marr ”aminin” për këtë veprim politik.

”Po në Hagë e mora ”aminin” për tu bashkuar në PDK” tha shkurt Krasniqi.

Kujtojmë se informacionin se Altin Krasniqi do i bashkohet PDK-së e kishte nga dita e djeshme, derisa sot zyrtarisht njoftimin se Altin Krasniqi iu është bashkuar PDK-së e ka bërë edhe kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi do të jetë edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Njoftimin për aderimin e Krasniqit në PDK nga kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi:

”Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë!

Mirë se vjen, Altin!

#MaMirë” ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit