Gjenerali dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi kanë vizituar Stanovcin e Epërm të Vushtrrisë.
Aty është parë një numër i madh i qytetarëve të cilët ishin të pranishëm.
“Sot në mbrëmje qëndrova në Stanoc të Epërm, ku entuziazmi vërehet edhe nga numri i të pranishmëve.
Bisedat me qytetarë po na mundësojnë të mësojmë më shumë për shqetësimet e tyre dhe të kuptojmë si e presin ata të ardhmen. Padyshim që ma mirë!”, shkruan gjenerali në Facebook.










