Ky është i moshuari që u godit për vdekje nga një veturë në Ferizaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, ku u godit për vdekje një këmbësor. Viktima u përplas nga vetura në lëvizje dhe u dërgua me urgjencë në QKUK, por nuk mbijetoi.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima që nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve është Beqir Jakaj, 82-vjeçar.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot, në varrezat e fshatit Prelez i Muhaxherëve.

Lajmin e ka konfirmuar po ashtu edhe Policia Rajonale në Ferizaj, me ç’rast ka bërë të ditur se shoferi i dyshuar është arrestuar.

“Një mashkull  kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit