Me kë negocioi Ilir Meta në Kosovë dhe kush është bomba e radhës?

Arrestimi i Ilir Metës pritej me ditë që prej muajsh tashmë. Këtë e dinte edhe vetë Ilir Meta, i cili ka tentuar të negociojë me Edi Ramën për ta shtyrë edhe ca kohë arrestimin e tij.

Përfolja e një negociate për largimin e tij drejt Hungarisë, nuk përputhen me realitetin. Si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, kanë refuzuar braktisjen e vendit, thjesht për qëllime tregtare, pasi këtu ata kanë biznese e prona pafund. Një ikje e tyre, përveçse kundërproduktive, pasi nuk i strehon askush, gjithashtu do të hapte në opozitë një luftë të madhe për pasardhësit.

Të dy e dinë këtë, ndaj dhe kanë marrë peng opozitën, duke bërë të ditur se karriera e saj varet vetëm nga mbrojtja e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Siç mësohet, Ilir Meta, ka tentuar që të negociojë me Edi Ramën, nëpërmjet kanaleve të përbashkëta, që të mos e arrestojë deri për zgjedhje parlamentare. E pikërisht SHBA e ka marrë vesh këtë, ndaj e ngarkuara me punë shkoi javën e fundit në zyrën e Altin Dumanit. Kohë kur edhe u mbyll përfundimisht dosja në ngarkim të Ilir Metës.

Kjo ka qenë edhe kërkesa e fortë që të ndërhyhet menjëherë e të mos pritet.
Pasi ka informacione se po përgatitjej një qëndrim ku Ilir Meta të bënte të ditur se nuk do të dorëzohej por do të vdiste në selinë e parties së tij, duke mos lejuar askënd të afrohet.

Ndërkaq, një bombë e madhe pritet të shpërthejë me dosjen ndaj Jurgis Çyrbjes, dosja e vendosjes së tij në listë nëpërmjet klanit të kriminelëve të Durrësit.
Kjo është një akuzë madhore, pasi dihet se kush i vendos listat dhe renditjet, vetë Edi Rama. Dalja e këtij detaji në dosjen ‘Çyrbja’ implikon direkt kreun e PS-së, i cili tashmë nuk e di se ç’ka SPAK në duart e tij. Nëse realisht siç u tha, ka të dhëna dhe kontakte që e vërtetojnë këtë, atëherë sipas të gjitha gjasave kreu i qeverisë, do të thirret në SPAK, pikërisht për ta pyetur për rrethanat e vendosjes së deputetit të Shijakut në krye të listës së Durrësit.

Nëse ndodh kjo, atëherë sipas të gjitha gjasave rrëzohet kështjella prej rëre, por në këto momente mësohet se Çyrbja ka marrë rreth vetes një ekip të madh avokatësh, të cilët do ta kontestojnë akuzën, për të mos lejuar avancimin e saj.

Megjithatë, ka të dhëna se në dhjetor pritet të plasë bomba që mësohet se ndërkombëtarët zotërojnë mbi depërtimin e grupeve të rrezikshme kriminale në kupolën e shtetit.

Gjithsesi, fakt është se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë ata që kanë hapur kutinë e pandorës, duke rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë. Ku për më shumë se 10 vjet kanë sfiduar e sulmuar SHBA-në e BE-në. Arrestimi i tyre para zgjedhjeve nuk është gjë tjetër veçse një sinjal që tregon se amerikanët duan tu japin shqiptarëve një mundësi për t’u liruar nga pengmarrja e çiftit të korruptuar në zgjedhje. Për tu dhënë mundësi që të zgjedhin një alternativë të re të opozitës. Po Rama? Edhe me atë do merren, e shumë shpejt do të kemi lëvizjen e radhës…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit