Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për media pas takimit me kryeministrin Kurti.
Abdixhiku tha se do të diskutohet brenda partisë për emra konkretë.
“Diskutuam për kriteret dhe profilin potencial për profilin e presidentit të ardhshëm. Kriteret janë të qarta, ju lus që t’i besoni orientimit tonë 37-vjeçar. Jam i bindur se Kosova ka figura të tilla, por çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona, para se të vijmë me emra konkretë para se takohemi sërish. Na duhet ende kohë për të dalë me emra specifikë”, tha Abdixhiku.








