3 milionë euro dëm sipas aktakuzës, por të akuzuares Rozeta Hajdarit s’i bën vonë të paraqitet në gjykatë – dështon seanca për rezervat shtetërore

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, e caktuar për sot në orën 09:30 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Në seancë ka munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Nga katër të akuzuarit është paraqitur vetëm Hafiz Gara, ndërsa kanë munguar edhe Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare. Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 nëntor 2025, veprimet e të akuzuarve gjatë furnizimit me mallra të rezervave shtetërore në shkurt dhe mars të vitit 2022 dyshohet se i shkaktuan buxhetit të Kosovës dëm prej 2.912.134,78 eurosh.

Prokuroria pretendon se Hajdari, Lipovica dhe Gara keqpërdorën detyrat zyrtare për t’u siguruar përfitim pasuror personave të tjerë. Ata akuzohen gjithashtu se ia zbuluan pa autorizim Muharremit informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore.


Ndërkaq, Muharremi dyshohet se ndërmjetësoi dhe negocioi drejtpërdrejt, si dhe rekomandoi përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë për furnizimin e rezervave shtetërore.

Gjykata e Apelit, më 13 nëntor 2026, njoftoi se kishte refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe kishte lënë në fuqi aktakuzën ndaj katër të pandehurve, duke i hapur rrugë vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit