Dashi
Dy mundësi të arta shfaqen për të lindurit e kësaj shenje. Në planin profesional është momenti i duhur për të zgjidhur çështje të lëna pezull. Në dashuri, favorizohen lidhjet me Virgjëreshën dhe Bricjapin. E shtuna është e favorshme për punë dhe udhëtime, ndërsa të dielën pasditja është ideale për blerje dhe bisedime ekonomike.
Demi
Udhëtimet dhe një çështje ligjore që ende nuk ka marrë zgjidhje janë në fokus. Takimet pas mesditës mund të rezultojnë të rëndësishme. E diela sjell mundësi ekonomike dhe përfitime nga para të cilat kanë mbetur pa u marrë. Në dashuri, mund të zgjidhen mosmarrëveshje të së kaluarës.
Binjakët
Kujdes me informacionet dhe fjalët që do të dëgjoni. Një çështje pune ose kontrate mund të marrë drejtim të ri përmes komunikimit. E shtuna është e rëndësishme për karrierën, sidomos pasditja, ndërsa e diela favorizon takimet dhe përgatitjet për javën e ardhshme. Në dashuri, spikasin lidhjet me Shigjetarin dhe Dashin.
Gaforrja
Një ditë me mundësi të mira në punë dhe karrierë. Kujdes me vendimet rreth orës 10:00 dhe 17:00. E shtuna sjell mundësi të mira, ndërsa e diela është veçanërisht e favorshme në dashuri, ku mund të rikthehet një person i munguar.
Luani
Çështjet ekonomike marrin rëndësi, ndërsa në punë mund të ketë disa vështirësi në komunikim dhe bisedime. Megjithatë, është momenti për të zgjidhur problematikat e mbartura. E shtuna paradite dhe e diela pasdite, nga ora 14:00 deri në 18:00, favorizojnë takimet dhe vendimet e rëndësishme. Në dashuri mund të zgjidhen mosmarrëveshje me Ujorin dhe Peshoren.
Virgjëresha
Puna dhe karriera janë në plan të parë. Nga ora 13:00 deri në 19:00 është një periudhë veçanërisht e favorshme për vendime dhe ndryshime. E shtuna dhe e diela janë të rëndësishme për biznesin dhe dashurinë. Në planin sentimental, favorizohen lidhjet me Peshqit dhe Shigjetarin.
Peshorja
Një lajm i mirë në lidhje me punën mund të jetë në rrugë. Në dashuri, duhet të bëni kujdes nga fjalët dhe keqkuptimet. E shtuna dhe e diela sjellin mundësi për ndryshime dhe vendime të rëndësishme. Një lajm nga larg ose një dokument që pritet të mbërrijë javën e ardhshme mund t’ju gëzojë.
Akrepi
Çështjet ekonomike dhe marrëdhëniet me bankat kërkojnë vëmendje. Megjithatë, e shtuna mund të sjellë mundësi për një udhëtim të lidhur me punën, ndërsa e diela paradite është shumë e favorshme për takime profesionale dhe bisedime. Në dashuri, favorizohen marrëdhëniet me Demin, Luanin dhe Ujorin.
Shigjetari
Karriera, ekonomia dhe vendimet profesionale janë në qendër të vëmendjes. Disa çështje të mbetura pezull mund të marrin zgjidhje, duke ju afruar më shumë objektivave tuaja.E shtuna dhe e diela janë ditë me rëndësi të veçantë për punën dhe dashurinë. Në planin sentimental, favorizohen lidhjet me Peshoren dhe Virgjëreshën.
Bricjapi
Mundësi të rëndësishme shfaqen për ata që merren me punë, udhëtime të largëta dhe studime jashtë vendit. Ndikimet pozitive do të vijojnë deri në fund të muajit, duke sjellë mundësi për realizimin e objektivave dhe shpërblimin e përpjekjeve të bëra. Në dashuri, Gaforrja është shenja që favorizohet më shumë.
Ujori
Një ditë pozitive për blerje dhe çështje ekonomike. Paraditja është veçanërisht e favorshme për të realizuar diçka që e keni dëshiruar prej kohësh. E diela sjell mundësi të mira në punë dhe për blerje të rëndësishme. Në dashuri, favorizohen lidhjet me Luanin dhe Akrepin.
Peshqit
Hëna në shenjën tuaj sjell ndryshime, vendime dhe mundësi të reja. E shtuna është e favorshme për ekonominë dhe vendimet financiare, ndërsa e diela sjell mundësi për zgjerimin e rrethit shoqëror dhe afrimin me familjen. Në dashuri, favorizohen lidhjet me Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Demin.









