Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit, më 21 dhe 22 nëntor, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona.
Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën vranësirat do të shoqërohen vende-vende me riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe e diela do të jetë kryesisht e vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Era gjatë të dy ditëve do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.









