PDK-ja dakordohet me Kurtin: Javën e ardhshme të vazhdojmë iniciativën ligjore për Specialen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të nisë një iniciativë e re ligjore lidhur me Gjykatën Speciale, pas dakordimit me kryeministrin Albin Kurti për hapat e mëtejmë të këtij procesi.

Pas takimit me Kurtin, Çitaku ka deklaruar se është arritur pajtueshmëri për përmbajtjen e ligjit dhe ndryshimet që duhet të bëhen, ndërsa dallimet e deritanishme, sipas saj, kanë qenë të natyrës procedurale parlamentare.

Ajo ka bërë të ditur se projektligji i ri do të bazohet në tekstin që Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar në dy lexime, por do të përfshijë edhe ndryshimet e nevojshme për ta bërë atë më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm në praktikë.

“Si rezultat, sot u pajtuam edhe për rrugën që do të ndjekim: nismën e re ligjore menjëherë javën e ardhshme, me propozimet tona konkrete dhe të ekspertëve”, ka deklaruar Çitaku.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së u është drejtuar edhe të gjithë atyre që e kanë përcjellë me shqetësim këtë proces, duke pranuar se vonesat dhe paqartësitë e deritanishme kanë krijuar pasiguri lidhur me vazhdimin e iniciativës.

Në emër të bashkëpartiakëve të saj, Çitaku u ka kërkuar falje të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësimin se kjo nismë mund të mos përfundonte.

“Në emër të bashkëpartiakëve të mi, u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që, për shkak të vonesave dhe paqartësive, u shqetësuan sinqerisht se kjo nismë mund të mbetej përgjysmë”, ka thënë ajo.

Çitaku është zotuar se procesi do të përmbyllet dhe se projektligji do të hartohet për t’u proceduar më pas në Kuvend për votim.

“Projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim, më të plotë, më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm praktikisht”, ka deklaruar Çitaku.

Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur se Grupi Punues Shtetëror do të vazhdojë punën për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes në Apel, e cila lidhet me mbështetjen institucionale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit