Asociacioni i komunave: Ministri Blerim Gashani mbi ligjin

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kundërshton kërkesën që ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ua ka drejtuar kryetarëve të komunave për të mos hapur thirrje publike për themelimin e këshillave lokalë rinorë deri në themelimin e Këshillit Qendror Rinor. Shkresa u kërkon komunave të presin, pa sqaruar se si duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre kur procesi në nivel qendror është vonuar.

Neni 35 i Rregullores Nr. 09/2024 i cakton Agjencisë tre muaj për themelimin e KQR-së dhe komunave gjashtë muaj për themelimin e këshillave lokalë rinorë. Të dy afatet llogariten nga hyrja në fuqi e Rregullores. Sipas nenit 15 të Ligjit Nr. 08/L-264 për Rininë, këshilli lokal themelohet përmes asamblesë së vet, me mbështetjen e drejtorisë komunale për rini, dhe njihet nga kryetari i komunës.

Rregullorja parasheh bashkëpunim me KQR-në për hapjen e thirrjes publike dhe organizimin e mbledhjes konstituive. Për përbërjen e komisionit të shqyrtimit të aplikimeve, neni 24, paragrafi 5, parasheh që drejtoria komunale të ftojë dy anëtarë të shoqërisë civile kur KQR-ja është pa mandat ose refuzon të marrë pjesë. Shkresa e ministrit citon përbërjen e zakonshme të komisionit dhe e lë pa trajtuar këtë dispozitë.

AKK-ja i kërkon ministrit të sqarojë pse nuk është respektuar afati për themelimin e KQR-së. Komunat nuk mund të presin pafund për shkak të papërgjegjësisë së nivelit qendror në respektimin e afatit për themelimin e KQR-së. Vonesa në nivel qendror kërkon një zgjidhje që u mundëson të rinjve të përfaqësohen në komunat e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit