“Kosovën e ka mbuluar terri”, kështu ka deklaruar deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, duke kritikuar situatën me furnizimin me energji elektrike në vend.
Gjatë deklarimeve të tij, Tahiri ka thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike për orë të tëra, veçanërisht në vendbanimet rurale, po ua vështirësojnë jetën qytetarëve.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta ndryshojë strategjinë për investimet strategjike në sektorin e energjisë, duke argumentuar se rrethanat në botë kanë ndryshuar dhe se vendi duhet t’u përshtatet zhvillimeve të reja.
Sipas Tahirit, situata po rëndon veçanërisht familjet me gjendje të vështirë ekonomike, të cilat, siç ka thënë ai, po detyrohen të hyjnë në borxhe për të paguar faturat e energjisë elektrike.
“Ne e kuptojmë që politika programore e VV-së ka qenë e lidhur me shumëllojshmërinë e burimeve energjetike, por kur e shohim strategjinë dhe programin… Kjo duhet të ndryshojë, sepse ka ndryshuar bota”, ka thënë ai.









