Pistoleta me të cilën dyshohet se Rrahman Hoti kreu vrasjen në Suharekë ishte me leje të MPB-së

Gazeta ka siguruar informacione të reja lidhur me armën që dyshohet se u përdor në vrasjen e rëndë në Suharekë, për të cilën është arrestuar 60-vjeçari Rrahman Hoti.

Pistoleta e llojit Sig Sauer, e cila iu gjet dhe u sekuestrua të dyshuarit gjatë arrestimit, ishte e pajisur me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

60-vjeçari dyshohet se këtë armë e përdori për të shtënë disa herë në drejtim të viktimës, pas një konflikti të dyshuar rreth një parkingu në Suharekë.

Rrahman Hoti ka edhe një të kaluar kriminale në Zvicër, ku kishte kryer vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për këtë vepër kishte vuajtur disa vite burg, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

Pas ngjarjes në Suharekë, Hoti ishte larguar nga vendi i krimit, por u arrestua pas ndjekjes nga zyrtarët policorë në afërsi të fshatit Samadraxhë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit