“Ha-ha, shumë vonë”, Ymeri godet Kurtin pas ndalimit të tregtisë së rrymës me Serbinë

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia.

Ymeri ka ironizuar me këtë vendim, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme se Kosova nuk tregtonte energji elektrike me kompani serbe.

“Ha-ha! More patriota more patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë jo s’është e vërtetë, nuk ka tregti me kompani serbe”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja i është drejtuar edhe kryeministrit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të thotë Qeveria në Kuvend të enjten lidhur me këtë çështje.

Ajo ka pretenduar se tregtia e energjisë me kompanitë serbe ka nisur më herët dhe ka kritikuar Qeverinë për vonesën në marrjen e masave.

“Falemnderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pasur, por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerr Kosovën nga kjo fajde”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu për vështirësitë që, sipas saj, e presin Kosovën gjatë dimrit, duke thënë se pasojat e marrëveshjes do ta dëmtojnë vendin edhe në të ardhmen.

“Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”, ka përfunduar reagimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit