Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë pa marrë lejen e kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka ironizuar me ankesën e Vuçiqit, duke e krahasuar situatën e sotme me periudhën kur, sipas tij, Serbia kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet brenda Kosovës dhe institucionet e saj. Ai ka theksuar se ky ndryshim pasqyron realitetin e ri shtetëror, ndërsa ka kritikuar edhe opozitën dhe disa gazetarë për qëndrimet e tyre ndaj kësaj çështjeje.
Reagimi i plotë
E DHIMBSHME: VUÇIQI ANKOHET SE ATË DHE FAMILJARET E TIJ NUK PO I LEJOJMË TË HYJË NË KOSOVË!
*Këtë dhimbje e bashkëndjejnë opozita e Kosovës me disa pseudogazetarë.
Paramendojeni këtë ndryshim historik!
Dikur Serbia vendoste kush mund të qarkullonte në Kosovë. Dikur Beogradi mbante struktura paralele nëpër komunat brenda shtetit të Kosovës. Dikur për çdo vendim në Veri duhej të merrej parasysh vullneti i Serbisë, sepse politikanët tanë asokohe nuk donin t’ua prishnin disponimin politikanëve të Serbisë!
E sot? Sot Vuçiqi ankohet pse nuk mund të hyjë në Kosovë!
Kemi kaluar nga koha kur Serbia diktonte rregullat në Kosovë, te koha kur Serbia nuk ka çasje as në territorin e saj pa marrë leje, e lëre më të kenë çasje në diktimin e rregullave.
Ky është ndryshimi i realitetit shtetëror që është shënuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Dhe një gjë duhet ta kuptojmë të gjithë: liria nuk u fitua që Kosova të kërkojë leje për të qenë zot i shtëpisë së vet!
🇽🇰KOSOVA NUK ËSHTË MË AJO QË ISHTE. DHE KËTË DUHET TA KUPTOJË EDHE VUÇIQI!
AB









