Ukraina ka ndërmarrë një sulm masiv me dronë ndaj territorit rus në orët e vona të së enjtes, duke vënë në shënjestër edhe kryeqytetin Moskë.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, deri në 700 dronë po lëvizin në hapësirën ajrore ruse, drejt objektivave të ndryshme.
Nga këta, pak më shumë se 50 dyshohet se janë rrëzuar deri më tani.
Ndërkohë, për shkak të kërcënimit nga dronët, autoritetet kanë mbyllur të katër aeroportet që i shërbejnë kryeqytetit rus, si masë sigurie.
Deri më tani, informacionet për numrin e dronëve dhe zhvillimet e sulmit mbështeten në raportime që po qarkullojnë në rrjetet sociale.









