Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, duket se tashmë ka një të preferuar në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka shprehur publikisht mbështetjen për këngëtaren Vjollca Haxhiu, e cila është një nga banoret e këtij edicioni, duke bërë thirrje që publiku ta mbështesë gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme.

Leonora, ndërkaq, nuk është një emër i panjohur për këtë format.

Vitin e kaluar ajo ishte pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e katërt të BBVK-së, së bashku me Olta Gixharin.

Ky edicion u përmbyll me fitoren e Londrim Mekajt, teksa dy opinionistet shoqëruan me komentet dhe analizat e tyre zhvillimet e banorëve gjatë gjithë sezonit.

Tashmë, në një rol jashtë panelit të opinionistëve, Leonora duket se e ka bërë të qartë se cilën banore po e mbështet në këtë garë, duke ia dhënë përkrahjen Haxhiut.

E në këtë edicion si opinionistë janë përzgjedhur: Resul Sinani dhe Rudina Dembacaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit