Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të nisë dëgjimin e dëshmitarëve gjatë javës së ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së Burim Ramadani, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale konfirmoi se sot ka nënshkruar grupin e parë të ftesave zyrtare për personat që do të intervistohen.
“Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar Ramadani.









