Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit gjatë mandatit të tij si president, Bekim Çollaku, ka rrëfyer se si kishin rënë dakar me Dhomat e Specializuara në Hagë për procedurën e dorëzimit.
Ai sqaroi se marrëveshja parashikonte shmangien e çdo prezence ushtarake apo policore në Presidencë, duke u mjaftuar vetëm me një veturë civile që do t’i printe makinës zyrtare deri te objektet e EULEX-it.
“Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel staf të gjykatës speciale të cilët kanë qenë të obliguar t’i paraprijnë makinës së presidentit Thaçi ku është vetëdorzuar presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë Çollaku.








